Futboll La Liga

Pas fitores me Valencian, SULMOHET autobusi i lojtarëve të Barcelonës (FOTOT)

Autobusi i lojtarëve të Barcelonës është sulmuar mbrëmë rrugës duke u kthyer në aeroport pas fitores ndaj Valencias dhe kalimit në finale të Kupës së Mbretit.
Përkrahësit e Valencias, të cilët i kishin mbushur rrugët përreth Mestallas, hodhën një objekt në drejtim të autobusit me të cilin lojtarët e Barcelonës po largoheshin nga stadiumi, raportojnë mediat spanjolle, përcjell Express.

Besohet se objekti me të cilin u gjuajt autobisu ishte mbushës telefoni. Personi që e ka hedhur atë është kapur menjëherë dhe është dërguar në mbajtje.

Autobusi përfundimisht mbërriti në aeroportin Manises dhe lojtarët e Barçës janë kthyer në shtëpitë e tyre të padëmtuar.

Related posts

SHQIPËRI-ANGLI/ Silvinjo me surpriza. Publikohen formacionet zyrtare

F.autor

BERNARDESCHI DREJT LARGIMIT NGA “BARDHEZINJTË”/ Juventus ka gati planin për ta zëvendësuar italianin

Delo.autor

ANALIZON MOMENTIN E VËSHTIRË TË MILAN-IT/ Maldini: Dëmtimet si mallkim, Europa League të na bëhet mësim

Delo.autor

Leave a Comment