Futboll Seria A Sport

PËLQEHET NGA RIVALËT E SERIE A/ Roma dhe Fiorentina në garë për mesfushorin e “Kuqezinjve”…

Xhiakomo Bonaventura u rikthye nga një dëmtim i rëndë që e mbajti larg fushave të lojës për një periudhë të gjatë kohore, dhe ka treguar një formë të mirë me Milanin.

Mesfushori pëlqehet shumë nga tekniku Pioli, i cili në ndeshjet e fundit e ka aktivizuar atë si titullar. Megjithatë lojtarit i skadon kontrata me kuqezinjtë në vitin e ardhshëm dhe, rrezikon të largohet.

Bisedimet për rinovimin e kontratës  nuk kanë nisur ende, me Romën dhe Fiorentinën që kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë. Të dyja këto ekipe e pëlqejnë shumë Bonaventurën, dhe do të provojnë ta marrin me kosto zero te ekipet e tyre.

Related posts

“Goli” që ndezi “luftën” MILAN-JUVE/ Ish-zyrtari i KUQEZINJVE: Me VAR-in do ishte i…

Isa.Autor

FUNDJAVË MAGJIKE/ Barela çmend Europën, “gol” edhe jashtë fushe

Delo.autor

MBI TRANSFERIMIN E GRIEZMANN/ Presidenti i Atleticos: Nuk besoj që tifozët do ta falin

Delo.autor

Leave a Comment