Futboll Seria A Sport

INTER VAZHDON ME PËRFORCIMET/ Marotta kërkon të marrë në janar titullarin e Chelseat…

Gjatë mërkatos së janarit Interi do të përforcohet me disa lojtarë, të cilët do i vijnë në ndihmë Kontes për vazhdimin e sezonit shumë impenjues.

Shumë emra qarkullojnë në orbitën e zikaltërve dhe së fundmi është shtuar një tjetër. Bëhet fjalë për futbollistin e Çelsit, Markos Alonso, me të cilën Konte ka punuar te londinezët.

Siç raporton “Fcinteresnews.it”, Interi do tentojë ta afrojë lojtarin që në merkaton e janarit, që të ndihmojë menjëherë skuadrën, e cila në shumë ndeshje ngec për zgjidhje.

Nga ana tjetër Markos Alonso pritet të largohet nga Çelsi, pasi janë ngushtuar hapësirat për të dhe nuk po luan më si titullar.

celsi

Related posts

PUBLIKOHET LISTA/ Premier dhe shifrat e çmendura të shpenzuara për mbrojtësit, Maguire më i shtrejnti

Delo.autor

PËRPLASJA ME ANGRELLI/ Pirlo i ka orët e numëruara, Juve në kërkim të një trajneri të ri, sa shumë emra në listë

Delo.autor

 NEXHIPI e thotë hapur: Do të sjellim sulmues, kemi humbur pikë se s’luajmë në shtëpi

Isa.Autor

Leave a Comment