Futboll La Liga Sport

HYN NË HISTORINË E LA LIGAS/ Mesfushori Joaquin shënon tripletë për 18 minuta dhe vendos rekord (VIDEO)

Betiti mposhti me rezultatin 3-2 Atletik Bilbaon ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në La Liga.

Megjithatë ajo që po tërheq vëmendjen e të gjithëve është një tripletë e shënuar nga sulmuesi i Betisit, Hoakin. Ky i fundit realizoi tre herë për ekipin e tij, në harkun kohor të 18 minutave.

Si fillim realizoi në  minutën e 2’, ku pas një pasimi të marrë nga Emerson, e kontrolloi bukur topin dhe më pas e dërgi në rrjetë. 38-vjeçari shënoi përsëri në minutën e 11’ duke i dhënë ekipit të tij avantazhin e dyfishtë. Dhe, qershia mbi tortë ishte goli në minutën e 20’ me të njëjtin protagonist, i cili siguroi tripletën.

Me këtë tre golësh,  Hoakin hyn në histori të La Ligës, pasi është futbollisti më i vjetër që shënon tripletë brenda një ndeshje të vetme. Me parë ky rekord mbahej nga legjenda e Real Madridit, Di Stefano i cili në moshën 37-vjeçare i shënonte tre herë Murcias në vitin 1964.

Related posts

KRIZA E REZULTATEVE/ Lotito e Tare KAPEN KEQ ME GAZETARËT: Mjaft më, po HIDHET BALTË mbi…

Isa.Autor

“Buzëqesh” Lacio, Immobile i gatshëm për të “goditur” Interin

Sadik.Autor

PSG “PESHKON” NAINGGOLANIN/ Mesfushori i Interit “INDIFERENT”

Delo.autor

Leave a Comment