Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA TEK STOLI I NAPOLIT? Trajneri Reja sqaron situatën: Ja si qëndron e vërteta …

Emri i Edi Rejës ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane, se mund të jetë pasuesi i Karlo Ançelotit te Napoli, pasi skuadra e kaltër, është duke kaluar një krizë rezultatesh.

Në një prononcim të shkurtër për “ilnapolionline.com”, trajneri i Kombëtares shqiptare, i ka hedhur poshtë zërat në lidhje me ndonjë kontakt të mundshëm me drejtuesit e Napolit, për të zëvendësuar Ançelotin, teksa u shpreh:

“Nuk kam asnjë kontakt me Napolin. Është një moment i veçantë dhe isha dje në stadium për ndeshjen ndaj Udinezes. Jam i bindur se Ançeloti me aftësitë që ka, do ta zgjidhë vetë këtë situatë. Do të jem edhe të martën për të përshëndetur Hamshik”,  deklaroi Reja.

Në fakt, një deklaratë të ngjashme, 74-vjeçari e ka dhënë edhe në kohën kur ishte në Shkodër për të ndjekur Shqipërinë kundër Turqisë. Ai u shpreh se kishte ardhur për të vëzhguar lojtarë por pak javë më vonë, mori drejtimin e Shqipërisë.

Related posts

Lilaj humbet dy stërvitjet e radhës, Daja i vjen në ndihmë korçarit

Sadik.Autor

NË NJË LIDHJE ME VAJZËN E KËNGËTARIT FRANCEZ? Zbulohet çfarë po ndodh me jetën personale të Kylian Mbappe

F.autor

PËRFLITET SI ZËVËNDUES I MOURINHOS/ Zidane: Ja kur do rikthehem në pankinë

Isa.Autor

Leave a Comment