Boks Sport

KOMENTON MBI REVANSHIN RUIZ-ANTHONY JOSHUA/ Wilder i pamëshirshëm: Ai e kishte mendjen tek ushqimi

Deontay Wilder ka komentuar mbi revanshin e Andy Ruiz ndaj Anthony Joshua, që është fituar nga anglezi me vendim unanim. Wilder në të shkuarën ka pasur vetëm fjalë të mira për të thënë për meksikanin, por jo këtë herë.

“Ruiz më parë ka thënë se po bënte mirë duke mos e lënë euforinë t’i ndërhyjë në përgatitjet për revanshin, por në fund e dëgjon duke thënë se ka ngrënë më tepër se sa duhet dhe se duhet të ishte stërvitur më shumë…Çfarë dreqin po thua?

Si mund të thuash se ke ngrënë më shumë se sa duhet dhe se duhet të ishe stërvitur më shumë. Unë e marr shumë seriozisht këtë gjë.

Unë nuk dua që thjesht të shkruaj emrin tim në listën e kampionëve, por dua të mbahem mend si më i miri. Ky është mentaliteti im dhe Amerika duhet ta dojë një kampion bote si unë.”

Related posts

VAR-i kontrolloi 455 incidente në Botëror, 7.1 rishikime për ndeshje

Isa.Autor

HUMBI PENALLTINË/ Flet Sanço: I zhgënjeva tifozët, por urrejtja nuk…

Delo.autor

“SAUNA, FEMRA, DOLLARË”/ Ish-gjyqtari denoncon si deshën ta blinin para ndeshjes së Champions-it

Delo.autor

Leave a Comment