Boks Sport

TRIUMFOI NDAJ MEKSIKANIT RUIZ ME REVANSH/ Ja shuma marramendëse që fitoi Joshua

Kampioni i rikthyer i botës Antoni Xhoshua nuk fitoi vetëm 4 titujt madhorë të peshave të rënda ndaj meksikanit Ruiz, por dhe një shumë stratosferike të ardhurash nga ballafaqimi i mbrëmjes së djeshme në Arabinë Saudite.

Sipas mediave të huaja, kampioni i peshave të rënda ka siguruar në total pas mbrëmjes së djeshme më shumë 118 milionë € (60-70 milionë € neto) pas fitores me vendim unanim ndaj meksikanit Andi Ruiz.

Në këtë mënyrë, 30-vjeçari shton në mënyrë marramendëse pasurinë e tij duke u bërë njëri prej sportistëve më të paguar në botë.

Pasi ka koleksionuar brezat e WBO,WBA, IBF dhe IBO, publiku pret që Xhoshua të sfidojë dy kundërshtarët e tjerë të egër: kampionin amerikan të WBC Deontei Uailder ose anglezin Tajson Fjurin.

Por, për momentin, ai po shijon në maksimum hakmarrjen ndaj meksikant Ruiz, i cili në qershor shtangi botën duke shkurërozuar Xhoshuan. Meksikani arriti ta mposhte me KO ish-kampionin olimpik, por dështoi të mbronte titujt e fituar mbrëmjen e djeshme në Riad të Arabisë Saudite.

Related posts

“SULM ATOMIK”/ Pas Mbappe, Perez synon edhe Haaland, ja pse nuk është një transferim i pamundur

F.autor

Trajneri i portugezëve: Ronaldo i rëndësishëm, por i vetëm nuk mund të…

Isa.Autor

DHURUAN SPEKTAKËL NË BOTËROR/ Shqiponja SHQIPTARE bëhet pjesë e…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment