Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRCAKTOHET AXHENDA ZYRTARE/ Ja kur do të luhet derbi Partizani-Tirana

Do të jetë “Air Albania Stadium” teatri i madh i ndeshjes më të rëndësishme të kampionatit shqiptar, derbit mes Partizanit dhe Tiranës, që sheh të kuqtë të rikthehen tek ish-”Qemal Stafa”, i cili ka qenë historikisht shtëpia e tyre.

Kampionët në fuqi kanë publikuar agjendën e derbit ndaj Tiranës, i cili do të luhet ditën e premte në orën 19:00.

Të kuqtë kanë vijuar negociatat deri në çastet e fundit me Federatën Shqiptare të Futbollit, ndaj dhe zyrtarizimi ka ardhur ditën e sotme, teksa koha në favor për organizimin e çdo detaji nuk është në favor, pasi derbi është vetëm 72 orë larg.

Derbi Air

Priten detajet e tjera organizative me Partizanin që do të publikojë çmimin e biletave dhe ndarjen e tribunave të tifozëve.

Kështu, java e 15-të e Kategorisë Superiore, do të nisë me një “main-event”, siç është derbi i kryeqytetit, që do të luhet në impiantin më modern në vend gati një muaj pas ndeshjes së tij të parë, Shqipëri-Francë.

Related posts

Tensione mes Lopetegui dhe drejtorit sportiv të kombëtares Spanjolle

Sadik.Autor

Napoli kalon në epërsi, Piotr Zielinski shënon një gol fantastik (VIDEO)

Isa.Autor

E ARDHMJA E SAMPDORIAS BËHET AMERIKANE/ Pronari i ri emëron për president të klubit legjendën…

Delo.autor

Leave a Comment