Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Inter-Barcelona. Rezultati 1-2

Interi do të kërkojë ta sigurojë kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, por duhet ta mundë Barcelonën në ndeshjen e fundit në grup.Interi është nikoqir i një Barcelone pa kapitenin Lionel Messi dhe me shumë ndryshime në San Siro, duke e ditur se vetëm fitorja ia siguron absolutisht kalimin e fazës grupore.Duke qenë se e ka siguruar kualifikimin duke e fituar Grupin F një xhiro para përfundimit të fazës grupore, Ernesto Valverde ka bërë shumë ndryshime në formacion, gjë që flet në të mirë të klubit italian.Lionel Messi, Gerard Pique, Jordi Alba, Semedo e Ousamne Dembele nuk kanë udhëtuar fare drejt Italisë.Antonio Conte, ndërkohë, përballet me mungesa të mëdha në mesfushë, për shkak se Nicolò Barella, Roberto Gagliardini dhe Stefano Sensi janë të lënduar.Por zikaltrit do të kenë një sulm të frikshëm me Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.LIVE/ Inter – Barcelona 1-2

 

MINUTA 87/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Anssumane Fati.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 44/ Inter barazon shifrat me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

MINUTA 23/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Carles Perez.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Freuler befason Spanjën me një SUPER GOL dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi: Jemi skuadër që gjithmonë kemi qenë për…

Delo.autor

“ËSHTË NJË EKIP ME NJË HISTORI TË MADHE”/ Mbrojtësi Tomori: Ka ardhur aty ku dua, për të qëndruar dhe fituar. Më bindi…

Delo.autor

Leave a Comment