Futboll Sport

PLAS NË CHAMPIONS/ Pritej festa e madhe, lojtarët e Lyon përplasen me tifozët e klubit (VIDEO)

Lyon është kualifikuar mbrëmjen e kaluar në fazën e 1/8-ave në Champions League, por në momentin që pritej festa e madhe, ka shpërthyer një kaos i vërtetë, me lojtarët që janë zënë me tifozët.

Shkak i këtij incidenti është bërë një banderolë drejtuar mborjtësit Marcelo. Njëri prej tifozëve zbriti në fushë me banderolën që në qendër të saj kishte një gomar dhe shkruante: “Marcelo zhduku!” I pari që ka reaguar ka qenë kapiteni Memphis Depay, i cili është lëshuar menjëherë drejt tifozit për t’i larguar banderolën.

Më pas, ka reaguar dhe Marcelo, ndërsa disa tifozë të tjerë zbritën gjithashtu në fushë. Një kaos i vërtetë në Francë, me Lyonin që në vend të festonte kualifikimin, njollosi gjithçka me incidentet e ndodhura.

Related posts

NUK KA DILEMA/ Lojtari rinovon me Barcelonën, vjen zyrtarizimi

F.autor

DEKLARATË E FORTË/ Gary Neville: Sarri e di që do të shkarkohet në 18 muajt e ardhshëm

Delo.autor

PARTIZANI I DAJËS/ Bardhi dhe Idrizaj më të aktivizuarit. Shënojnë të gjithë sulmuesit

Delo.autor

Leave a Comment