Futboll Seria A Sport

DY LARGIME DHE 3 PËRFORCIME NË JANAR/ Ja si pritet të jetë Napoli i Gattusos

Napoli shkarkoi Carlo Ancelottin dhe që nga sot drejtimin e ekipit pritet ta marrë Genaro Gattuso.

Ish-trajneri i Milanit do të prezantohet në orën 18:00, ku dhe do të firmosë kontratën.

Të shumta janë pikëpyetjet se si pritet të jetë Napoli me Gattuson në stol, por ajo që dihet tashmë, është që në janar do të ketë shumë ndryshime.

Dy largime janë të sigurta, me Jose Callejon dhe Dries Mertens që do të ndërrojnë destinacion.

Sidoqoftë, nuk do të ketë vetëm largime, pasi të paktën tre përforcime pritet të zbarkojnë në “San Paolo”. Një mbrojtës, mesfushor dhe një sulmues do të jenë “dhurata” të sigurta për Gattuson.

Në dyshim është skema me të cilën mund të luajë Gattuso, pasi në ndryshim nga Ancelotti, mund të luajë me 4-3-3.

Insigne mendohet se do të jetë në krye të projektit të trajnerit të ri. Hapësira pritet të ketë për Hirving Lozanon më shumë, ku së bashku me Insignen dhe Milik do të formojnë treshen e sulmit. Zielinski gjithashtu mund të rifitojë më shumë pikë me Gattuson, pasi nëse luhet me 3 mesfushorë, do të jetë titullar së bashku me Ruiz dhe Allan.

Related posts

Hysaj: Duam ta fitojmë takimin ndaj Kosovës, nuk e di të ardhmen time

Sadik.Autor

Interi do zgjatjen e kontratës dhe rritjen e klauzolës së largimit të Icardit

Q.Autor

FORMULA 1/ Leclerc bën veprimin e papritur, tek Ferrari inatosen me pilotin

Delo.autor

Leave a Comment