Futboll La Liga Sport

NJË JAVË NGA “EL CLASICO”/ Flet “Jashtëtokësori”: Pres një Real Madrid shumë të fortë…

Një javë para El Clasicos Barcelona-Real Madrid, ndeshje e planifikuar për t’u zhvilluar më 18 dhjetor, Leo Messi, në një event promovues u shpreh se parashikon një duel shumë të fortë me rivalin e përjetshëm:

“Unë pres një Real Madrid shumë të fortë, sepse ka patur vazhdimësi në javët e fundit. Barça-Madrid apo Madrid-Barça mbeten gjithmonë përplasje të mëdha dhe të veçanta. Nuk ka rëndësi sesi vjen njëra apo tjetra, të dyja skuadrat janë në një moment shumë të mirë.”

Messi u shfaq në një ngjarje të organizuar nga Adidas, ku prezantoi Topin e Artë të gjashtë, të fituar vetëm pak kohë më parë:

“Të gjitha çmimet janë të veçanta, të gjitha janë të ndryshme dhe secili ka diçka unike. Ky Top i Artë është i veçantë për momentin që po përjetoj, në aspektin personal dhe futbollistik.”

Por cili është sekreti, sipas Leos, për të patur kaq shumë suksese:

“Puna dhe përpjekja për të tejkaluar veten. Më bën që të dëshiroj të rritem, të mësoj, të punoj, të kujdesem për veten time, të pushoj dhe të shijoj atë që kam”.

Related posts

Prezantohet Matteo Politano: Jam gati të luftoj për Interin

Isa.Autor

SHKATËRROI STOLAT GJATË NDESHJES TIRANA-KUKËSI/ Arrestohet në flagrancë tifozi 19-vjeçar, ja dënimi që merr

Delo.autor

“AI ËSHTË NJË PERSON I ARTË/ Legjenda Totti: Pirlo duhet të jetë një kampion edhe në stol, Juventus nuk ka bërë…

Delo.autor

Leave a Comment