Futboll Seria A Sport

E PAZAKONTË/ Po raportonte sfidën e Serisë A, gazetares i ndodh e papritura në transmetimin live (VIDEO)

Empoli- Fiorentina u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1. Megjithatë kjo ndeshje prodhoi polemika pas përfundimit të saj. Disa tifozë ngacmuan seksualisht një gazetare në momentin që ajo po raportone sfidën.

Greta Bekalia u fye nga disa tifozë dhe u ngacmua. Kjo shkaktoi reagim tek vajza e cila nuk i kurse fjalët kundër tifozëve. Për këtë ngjarje ka folur dhe “Urdhëri i Gazetarëve në itali”, të cilët janë një shoqatë për mbrojten e gazetarëve.

“Në mometin që ndodhi ky incident, asnjë në studio nuk e përkrahu gazetaren por thjesht i thanë që ta anashkalonte. Ka ardhur koha që të minimizojmë këto raste dhe të kujtojmë që dhuna ndaj gruas duhet ndaluar”.

Policia ndërkohë është duke hetuar këtë ngjarje për të zbuluar personat që ngacmuan gazetaren. Mediat u solidarizuan me Gretën duke thënë se kjo ishte një cënim i profesionalizmit dhe dinjitetit të një femre.

Related posts

Marseille shënon gol ndaj Salsburgut dhe kualifikohet ne finale të Europa Leagues

Sadik.Autor

“DEMAT” ULIN ME KËMBË NË TOKË KUKËSIN/ Trajneri Gjoka: Për ne është të zbresim në fushë dhe të marrim…

Delo.autor

SHOKON LEGJENDA ANGLEZE/ Për sa kohë të jetë MOURINHO, Rashford nuk do të…

Isa.Autor

Leave a Comment