Futboll Premier League

Nuk ndalet Guardiola, Man City arrin marrëveshje me mesfushorin brazilian

Frederico Rodrigues de Paula Santos, i njohur si Fred, do ta veshë fanellën e klubit nga “Etihad Stadium” sezonin e ardhshëm.
Sipas burime të Goal, Manchester City dhe Shakhtar Donetskkanë arritur marrëveshje për 24 vjeçarin brazilian, Fred, i cili do t’i kushtojë ekipit të Pep Guardiolas 50 milionë euro (44.5 milionë funte), transmeton Gazeta Express.

Ish mesfushori i Arsenalit, Gilberto Silva, është një ndër përfaqësuesit e 24 vjeçarit dhe ai që e ka ndihmuar brazilianin t’i bashkohet Man Cityt, që pritet vetëm zyrtarizmi nga dyja klubet.

Një burim i afërt i ka thënë Goal-it se lojtari është i ngazëllyer me interesimin e klubit anglez dhe se gjithçka do të finalizohet shumë shpejtë.

Related posts

Chelsea-Norwich, “Blutë” nuk fitojnë prej katër ndeshjesh

Q.Autor

Torino “gjen” zëvendësuesin e Belottit, planifikon të jetë spektakolare sezonin e ri

Sadik.Autor

KONFIRMOHET HAPI I MADH PËR ARDIAN ISMAJLIN/ Agjenti: Me Napolin jemi në kontakt prej një viti

F.autor

Leave a Comment