Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Gattuso i refuzoi 18 oferta, pastaj e mori drejtimin e Napolit

Gennaro Gattuso i kishte refuzuar plot 18 oferta për punë, para se të vendoste për ta pasuar Carlo Ancelottin si trajner i Napolit të mërkurën.

Pas gjashtë muajve i papunë, ish-trajneri i Milanit është rikthyer në Serie A për t’i ndihmuar Napolit të luftojë për t’u kthyer në top katërshe pas një fillimi të vështirë dhe zhgënjyese në ligë këtë sezon, transmeton.

Gazeta italiane La Repubblica raporton se Rino i kishte refuzuar plot 18 oferta të ndryshme për punë gjatë këtyre gjashtë muajve.

Sipas të përditshmes italiane, Gattuso i ka refuzuar ofertat nga shumë klube, në mesin e të cilave janë edhe Valencia në Spanjë dhe dyshja italiane Genoa dhe Sampdoria.

Por Gattuso është tani i gatshëm për një sfidë të re si trajner i Napolit, të cilën do ta nisë këtë fundjavë kundër Parmas.

Related posts

Pritje mbretërish, Maradona merr presidencën e klubit europian

Sadik.Autor

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK INTER/ Mesfushori Vecino vendos të largohet nga “Zikaltërit”, ja dy opsione për të

Delo.autor

Francë-Australi/ “Kangurët” ja kthejnë me të njëjtën monedhë “gjelave” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment