Futboll Seria A Sport

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Legjenda e Inter akuzon Conten: Të stërvitësh këmbët është mirë, por…

Sandro Macola ka analizuar humbjen e Interit kundër Barcelonës dhe ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si Antonio Konte e ka përgatitur këtë sfidë.

Legjenda e zikaltërve thotë se skuadra nuk ishte e vendosur në atë që bënte në fushën e lojës dhe kjo krijonte dyshime në performancë. “Ndoshta ndeshja nuk u përgatit si duhet në aspektin psikologjik. Kur një skuadër futet në fushën e lojës, duhet të tregojë menjëherë se çfarë do të bëjë me ndeshjen, ta dominojë atë apo të presë çfarë sjell loja.

Interi, në fakt, e la ndeshjen në dorën e të tjerëve. Ose mendonte se do të ishte një sfidë shumë e lehtë, ose nuk besonte që do të mund të kualifikohej.

Duhet kuptuar se si Konte i ka stërvitur gjatë këtyre ditëve, sepse të stërvitësh këmbët është mirë, por ndonjëherë duhet stërvitur mendja”, thotë Macola, i cili tha se lojtarët e Barcelonës, edhe pse rezerva, ishin shumë të përgatitur.

macola

Related posts

NUK NJOHIN HUMBJE KËTË SEZON/ Skuadra e madhe europiane 1 ndeshje larg titullit kampion

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ INTERI përmirëson bilancin, rriten fitimet neto. Ja shifrat

Isa.Autor

E BUJSHME/ Real Madridi mposht konkurrencën e “Djajve të Kuq” për talentin 50 milionësh

Delo.autor

Leave a Comment