Futboll Sport

KORONAVIRUSI RREZIKON FUBOLLIN/ UEFA zyrtarizon shitjen e biletave për finalen Champions, ja sa kushtojnë

Pavarësisht frikës së përhapjes së koronavirusit se mund të kërcënojë ndërprerjen e aktiviteteve futbollistike UEFA zyrtarizon nisjen e shitjes së biletave për finalen e Ligës së Kampioneve të sezonit 2019-2020, e cila do të luhet në 30 maj në Stamboll.

Qeveria e futbollit europian komunikoi se nga dita e sotme nis shitja e 6 mijë biletave për tifozët nga mbarë bota për të ndjekur kurorëzimin e këtij edicioni të njërit prej aktiviteteve sportive më të ndjekura në botë. Shitja e tyre do të përfundojë në datën 12 mars.

Çmimet e biletave variojnë nga 70 € deri në 600 €. Sigurimi i biletave do të bëhet nëpërmjet platformës online të UEFA-s, ndërkohë që 40 mijë bileta të tjera do të shpërndahen për tifozët e dy skuadrave finaliste.

Sipas kategorive të përcaktuara çmimet e biletave për finalen e Stambollit janë:

Kategoria 4: 70 €
Kategoria 3: 180 €
Kategoria 2: 450 €
Kategoria 1: 600 €

Related posts

Aubameyang s’udhëton me skuadrën në Berlin, shumë pranë kalimit në Arsenal

Q.Autor

TEUTA-APOLONIA/ Bregu realizon EURO GOL nga goditja e dënimit, shpërthen festa në “Niko Dovana” (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-NAPOLI/ Pjesa e parë mbyllet me dy penallti, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment