Futboll Premier League Sport

KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Klopp impresionohet nga kundërshtari i fundit, gati klauzola për…

Liverpool ka besim se mund të finalizojë transferimin e Takumi Minamino të RB Slazburg muajin e ardhshëm duke shfrytëzuar klauzolën e ulët prej 9 milionë eurove të lojtarit. Japonezi, i cili ka impresionuar gjatë ndeshjes kundër Liverpool të martën e kaluar, mund të blihet për një shumë të vogël, prandaj Liverpool kërkon të lëvizë që në janar pasi në fillim ka diskutuar për një marrëveshje verën e kaluar.

Drejtori sportiv i klubit austriak Christoph Freund është shprehur: “Mund të konfirmoj se aktualisht jemi diskutuar me Liverpool. Është një deri i madh që lojtarët tanë kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.” Jurgen Klopp është ai që ka insistuar për blerjen e sulmuesit të shpejtë pasi e sheh si një lojtar i cili mund të përmirësohet akoma më shumë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Federata Spanjolle kundër La Liga: Kjo është e papërgjegjshme, anti-patriotike!

Delo.autor

ÇËSHTJA BARCELONA-“PLESHTI”/ Thomas Muller: I pashë të relaksuar…! Messi? I ulim kapelen, por…

Delo.autor

Historike për Gjibraltarin/ Fiton në fushën e Armenisë edhe pse himnin ja ngatërruan

Isa.Autor

Leave a Comment