Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

I DHA FUND AVENTURËS AMERIKANE/ Shkëlzen Gashi drejt transferimit tek zviceranët e…

Shkëlzen Gashi i ka dhënë fund aventurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u aktivizua me skuadrën e Kolorado Rapids.

Tashmë sulmuesi shqiptar ka vendosur të rikthehet përsëri  në Europë, dhe pritet të vazhdojë karrierën në Zvicër. Sipas “Aargauer Zitung”, 31-vjeçari pritet të vazhdojë karrierën me Aarau, të cilët  kanë arritur edhe një marrëveshje me futbollistin.

Gashi do të firmosë një kontratë deri në vitin 2023 dhe, do të nisë aventurën me ekipin e ri nga 1 janari. Për futbollistin do të ishte një rikthim në kampionatin zviceran, teksa më parë ka mbajtur të veshur edhe fanellën e Bazelit.

Related posts

LAJM I KEQ PËR MANCESTER UNITED/ Lojtari i “djajve të kuq” infektohet me COVID-19

Delo.autor

Publikohen formacionet zyrtare, ja si do të rreshtohen Rusia dhe Kroacia

Isa.Autor

ËSHTË PJESË E KOMBËTARES U-17/ Talenti shqiptar i shënon super gol Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment