Futboll Shqipëri Sport

HUMBJA NDAJ TIRANËS/ Të gjithë duan largimin e Lerdës

Për shumë arsye disfata është përjetuar keq në kampin e kuq, ku pas ndeshjes asnjë nga protagonistët e fushës nuk preferoi të fliste për mediat.

Për pjesën dërrmuese të opinionit, por edhe vetë pjesëtarëve të kuq, të cilët nuk preferonin të flisnin publikisht, humbja ishte gatuar para se të niste takimi.

Përzgjedhja e formacionit bazë, ku trajneri Lerda eksperimentoi si dhe më pas ndërrimet e bëra dhe ndryshimi i taktikës në fund, bënë që Partizani të gjunjëzohej pikërisht në premierën e stadiumit të ri. Situata e zymtë që ka mbështjellë humbja në derbi mund të lërë pasoja për trajnerin Lerda, fati i të cilët është në fije të perit tashmë.

Ndonëse nuk u tha publikisht, nën zë u pranua se italiani po kalon orët e fundit në kryeqytetin shqiptar.

Nëse pranohet që të drejtojë edhe këto dy ndeshje të mbetura për këtë vit, të cilat luhen brenda javës tjetër, gjasat janë që Lerda të mos kthehet te Partizani pas kremtimit të festave të fundvitit.

Fati i trajnerit italian ka qenë thuajse i paracaktuar që në fillim, pasi asnjë trajner i huaj nuk e ka mbyllur një sezon të plotë.

Related posts

“MBULOHET” NË GJAK MBROJTËSI SERB/ Përplasje BRUTALE me portierin e skuadrës së tij (VIDEO)

Isa.Autor

Bale refuzon Bayernin, dëshiron transferimin në Premier League

Q.Autor

FIFA “pastron” Botërorin nga dopingu rus: S’ka gjurmë në futboll!

Sadik.Autor

Leave a Comment