Futboll La Liga

Perez përgatit revolucionin, 11 lojtarë bëjnë gati valixhet

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, janë plot 11 lojtarët e Real Madrid që kanë bërë valixhet gati dhe që do të largohen në sesionin e ardhshëm të merkaton. Vetëm një triumf tjetër në Champions League mund ta bëjë presidentin Florentino Perez të ndryshojë mendim.

Gjithsesi, lojtarët që nuk e kanë të sigurt qëndrimin te “Los Blancos” janë: portieri Kiko Casilla, fajtor për disa gabime të bëra në fazën e parë të sezonit; Keulor Nava, i kthyer numri një pas një dëmtimi dhe pavarësisht rendimentit të mirë, duket se do të zëvendësohet gjithashtu; Jesus Vallejo, mbrojtës që pritet të huazohet; Achraf Hakimi, mbrojtës krahu maroken me kontratën drejt skadencës; Isco, pavarësisht përgënjeshtrimeve dhe vlerësimeve të Zidane; Mateo Kovaçi, i kërkuar nga klubet e Serie A; Marcos Llorente, një tjetër lojtar për t’u huazuar, bashkë me moshatarin Mayoral.

Në fund, e gjithë “BBC”: me Bale dhe Benzema që duket se do të thonë lamtumirë. Dëmtimet kanë kuashtëzuar rendimentin e të pari dhe mungesa e golit atë të të dytit. Nuk përjashtohet edhe një largim i Cristiano Ronaldo-s, i cili nuk është shumë i kënaqur me drejtuesit. Me pak fjalë, te Real po përgatitet një revolucion që mund të jetë historik.

Related posts

Ronaldo: Real Madrid duhet të nënshkruaj me Neymar

Q.Autor

“PIPPO INZAGHI I RI”/ Gatusso: Ja kush është ai, kemi mundësi për më mirë

Isa.Autor

Flamurtari-Kukësi, luhet për Europën por edhe për vendin e 2-të

Sadik.Autor

Leave a Comment