Futboll Seria A

S’ka revolucion ndaj Bolognas, Spalleti nuk e ndryshon Interin

Ndonëse Interi nuk fiton prej më shumë se dy muajsh, Luciano Spalletti nuk ka ndërmend të ndryshojë. Në sfidën e fundit ndaj Crotones, por edhe në të tjerat paraardhëse, disa prej titullarëve kanë zhgënjyer dhe janë kontestuar nga publiku zikaltër, por duket se trajneri i Interit nuk ka të njëjtin mendim.

Në prag të sfidës me Bolognën në “San Siro”, e planifikuar për t’u luajtur të dielën në orën 15:00, Spalletti ka propozuar ndryshime shumë të vogla në formacion.

Kështu, titullar pritet të rikthehet portugezi Joao Cancelo, që u la jashtë në mënyrë të çuditshme në sfidën me Crotonen, por edhe kapiteni Icardi, që la pas dëmtimin.

Në stol duket se do të ulet Dalbert dhe sulmuesi italo-brazilian, Eder, ndërsa Candreva dhe Perisic priten të zbresin në fushë që nga fillimi.

I vetmi dyshim i Spallettit duket se është aktivizimi i Rafinhës në vend të Brozovicit, që në takimin e fundit nuk bindi dhe për më tepër, kontestoi zëvendësimin.

Related posts

MUNGON ENDE NJË DATË PËR RIFILLIMIN E SERIE A/ Kryeministri Conte: Nuk kemi siguri për të rikthyer sportin

Delo.autor

DËNIM EKSTREM/ Ronaldo pranon krimin, Xabi Alonso rrezikon 5 vite burg

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Dy gjigantët anglez në “luftë për Cavanin

Delo.autor

Leave a Comment