Futboll Seria A

Juventusi fiton me shumë vështirësi, rrëmben kreun e Serie A

Juventusi ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 24 në Serie A, duke e mposhtur me shumë vështirësi Fiorentinan në udhëtim, 0-2, raporton Gazeta Express.

Golin e epërsisë e realizoi i transferuari gjatë verës, Federico Bernardeschi, në minutën e 56-të. Kurse Gonzalo Higuain shënoi për 0-2 në minutën e 86’të, pas disa sulmeve të vazhdueshme të vendasve që rrezikuan seriozisht përgjatë 90 minutave portën e Giggi Buffon.

Me këtë fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 62 pikëve, dy më shumë se Napoli, që të shtunën përballet me Lazion.

Related posts

LIVE/ Barcelona-Sociedad, Jordi Alba kalon “Katalanasit” në avantazh

Delo.autor

Empoli ruan kryesimin, Palermo nuk gabon në shtëpi, Llullaku-Vajushi në stol

Sadik.Autor

RRËFEN MBI TË ARDHMEN E TIJ TEK BAYERN/ Mesfushori Martinez: Shumë gjëra mund të ndodhin brenda një viti

Delo.autor

Leave a Comment