Futboll Seria A Sport

NUK KANË TË NDALUR PROBLEMET TEK NAPOLI/ Ja sa rrezikon të mungojë mbrojtësi Koulibaly…

Dëmtimi i qendërmbrojtësit të Napolit Kalidu Kulibali në sfidën e fundjavës me Parmën 2-1 ka rezultuar më i rëndë nga çfarë ishte parashikuar.

“Corriere dello Sport” mëson se senegalezi do të qëndrojë plot 1 muaj larg fushave për shkak të degradimit të tërheqjes muskulare.

Referuar kalendarit të “kaltërve”, Kulibali do të humbasë 4 sfida; 3 në kampionat dhe 1 në Kupën e Italisë: Sasuolo, Inter dhe Lacio Peruxhian në Kupën e Italisë.

Megjithatë, ai do të jetë gati për sfidën e vështirë të Ligës së Kampioneve me Barcelonën në 25 shkurt.

Por, mungesa e tij gjatë muajit do ta penalizojë jo pak ekipin dhe trajnerin Gatuzo, i cili duhet të rikuperojë shumë pikë në renditje.

Related posts

BOTËRORI 2022/ I mjaftojnë 7 minuta lojë, Alioski ndëshkon Islandën (VIDEO)

Delo.autor

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Edi Reja i beson treshes së sulmit Lenjani, Broja dhe Manaj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Rusia u eliminua, por shikoni tre tifozet më SEKSI që do ti mungojnë Botërorit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment