Futboll Seria A Sport

NUK KANË TË NDALUR PROBLEMET TEK NAPOLI/ Ja sa rrezikon të mungojë mbrojtësi Koulibaly…

Dëmtimi i qendërmbrojtësit të Napolit Kalidu Kulibali në sfidën e fundjavës me Parmën 2-1 ka rezultuar më i rëndë nga çfarë ishte parashikuar.

“Corriere dello Sport” mëson se senegalezi do të qëndrojë plot 1 muaj larg fushave për shkak të degradimit të tërheqjes muskulare.

Referuar kalendarit të “kaltërve”, Kulibali do të humbasë 4 sfida; 3 në kampionat dhe 1 në Kupën e Italisë: Sasuolo, Inter dhe Lacio Peruxhian në Kupën e Italisë.

Megjithatë, ai do të jetë gati për sfidën e vështirë të Ligës së Kampioneve me Barcelonën në 25 shkurt.

Por, mungesa e tij gjatë muajit do ta penalizojë jo pak ekipin dhe trajnerin Gatuzo, i cili duhet të rikuperojë shumë pikë në renditje.

Related posts

ÇËSHTJA “SUAREZ”/ Testuesi mohon bisedat me Fabio Paratici-n, ja kur pritet të merret vendimi…

Delo.autor

I ZBULON NUMRIN NË LIDHJE DIREKTE/ Neymar: 10 mijë mesazhe në 5 minuta për yllin e Premier

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Ndërhyrja e Lucas Hernandez i mohon golin Ronaldos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment