Futboll Seria A Sport

CUTRONE VAZHDON TË SHFAQË DASHURINË PËR MILAN/ Shikoni çfarë ka bërë së fundmi sulmuesi italian (FOTO)

Patrik Kutrone u largua nga Milani në merkaton e verës, për të kaluar te anglezët e Uolves, ndonëse dëshira e madhe e futbollistit ishte të qëndronte te kuqezinjtë.

Sulmuesi italian e ka shprehur hapur dashurinë e tij për Milanin, për të cilët ka bërë tifo që nga fëmijëria. 21-vjeçari kishte edhe fatin të luante për ekipin e zemrës, megjithëse më vonë ishte i detyruar të largohej.

Pavarësisht se tashmë nuk luan për “Djallin”, Kutrone vazhdon të shfaqë dashurinë për këtë ekip hapur. Së fundmi italiani ka bërë një tatuazh në krahun e tij të djathtë. kutrone tatuazh

Ajo që bie menjëherë në sy, është se në tatuazh është lojtari me fanellën e Milanit, teksa poshtë është edhe data e debutimit të tij me këtë klub. 21 maj 2017, ishte pikërisht data kur Kutrone debutonte për ekipin e tij të zemrës, në ndeshjen kundër Bolonjës, teksa zëvendësoi Zherard Deulofeun.

Related posts

RESHJET E DENDURA TË SHIUT/ Fusha shndërrohet në moçal. Anulohet ndeshja në Kategorinë e Dytë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Lazio-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

KYLIAN MBAPPE RIKTHEHET ME ASIST/ Neymar ngre peshë sërish Parisin, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment