Futboll Sport

SUPER GOL NGA 40 METRA/ Sulmuesi shqiptar dhuron spektakël në Turqi (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi i ka surprizuar të gjithë me supergolin e shënuar në sfidën e sotme ndaj Antaliasporit në takimin e vlefshëm për Superligën turke.

Në minutën e 6-të, shqiptari i Kosovës, i zhvendosur nga krahu i djathtë, provon me një predhë nga afro 40 metra duke e dërguar topin në trekëndëshin e portierit mik. Një gol fantastik të cilin e kanë zili edhe futbollistët më të mirë në botë.

Për Muriqin ky ishte goli i 7-të në kampionat, teksa është një nga futbollistët më të rëndësishëm te skuadra e Rizesportit. 24-vjeçari është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, teksa më herët ka veshur fanellën e Kombëtares Shpresa si dhe të klubeve shqiptare si Teuta dhe Besa.

 

Related posts

“ME KEQARDHJE…”/ Shakira dhe Gerard Piqué konfirmojnë ndarjen

F.autor

I DHUROI FITOREN JUVENTUSIT/ Talenti italian: Jo vetëm rekorde, një ditë shpresoj të bëhem si…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Mbrëmje e mallkuar për yllin e futbollit, i grabitet shtëpia në Itali

Delo.autor

Leave a Comment