Futboll Kategoria Superiore Sport

“RILIND” LUFTËTARI/ Flet zëvendës trajneri Kristidhi pas fitores: Kam derdhur djersën për fanellën…

Luftëtari mposhti me rezultatin 2-0 Skëndërbeun ditën e sotme, duke u kthyer te fitorja e cila mungonte që nga shtatori. Pas përfundimit të ndeshjes, ka folur trajneri i portierëve, Dritan Kristidhi, i cili u shpreh:

Keni fituar në ndeshjen e parë, fitore e cila mungonte që nga shtatori, dëshironi të vazhdoni ju të jeni trajneri në të ardhmen?

Nuk do të jem unë trajneri në të ardhmen dhe nuk dua të jem. Për vetë vendin ku kemi luajtur e shohim më qartë fushën, ndoshta edhe fakti që flasim shumë e bën që të kuptohemi me mirë me ekipin dhe çunat.

Dini me mirë se Marantas ta motivoni skuadrën?

Ne e jetojmë dhe përjetojmë më shumë, pasi kemi derdhur djersën këtu dhe kemi kaluar karrierën këtu në këtë vend, dhe duam të mos e lëmë Luftëtarin në këtë gjendje

A e ndryshon kjo fitore situatën, keni marrë garanci nga drejtuesit?

Nuk kemi folur me presidencën deri tani, ndoshta të dielën do flasim. E donim këtë fitore për gjendjen psikologjike, por edhe për nevojën që kemi për pikë. Pikërisht kjo fitore na fut në lojë për mbijetesën. Ishte e rëndësishme të fitonim edhe ndaj Skënderbeut, pasi momentalisht ata janë rivalët tanë.

Related posts

Roma-Barcelona/ Formacionet zyrtare, italianët besojnë te mrekullia

Sadik.Autor

NUK NDALET SULMUESI I KOMBËTARES/ Armand Broja vazhdon të shkëlqejë tek Chelsea

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Përfundon aventura e Maradonës tek Gimnasia, ja arsyeja befasuese

Delo.autor

Leave a Comment