Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DISFATËS NDAJ BYLIS/ Flet trajneri Cungu: Humbja erdhi si pasojë e…

Armando Cungu u shfaq i zhgënjyer pas humbjes në Ballsh përballë Bylisit 1-0.

Tekniku i Laçit kritikoi lojën e ashpër të kundërshtarëve dhe mosvendosmërin e arbitrave në këtë ndeshje për të frenuar lojën e rrezikshme. Ai ironizoi ballshiotët duke u njohur meritën për fitore me lojë të ashpër.

Shkaku i humbjes me Bylisin – Të them të drejtën, vendosja erdhi si pasojë e mungesës së Shehut. Duke luajtur në një fushë të nxehtë, mendova të luaja me 3-4-3. Normalisht, duhej t’i prisnim në mesfushë, dhe të shfrytëzonim hapësirat e kundërshtarit. Kundërshtari nuk krijoi probleme serioze për sa i përket lojës. U tejkalua dhe fair-play në disa raste.

Bylisi me lojë të ashpër – E kisha parasysh. Mora masa të mblidheshim mbrapa. Ekipi jonë ka më tepër cilësi. U penalizuam me karton, kjo ma bëri të tërhiqeshim. Jam dakord që futbolli është sport burrash, por ka rregulla. Këto rregulla nuk u zbatuan. Nuabueze kaloi lojtarin  kundërshtar, iu bë faull dhe s’u dha fare karton. Gjithësesi, i lumtë kundërshtarit! Edhe arbitrat janë nën trysni. Njësoj si ne dhe lojtarët.

Kritika për gjykimin e ndeshjes – Të thashë futbolli është lojë burrash, e them troç kishte momente që arbitri duhej të ndërhynte për të mos lënë këtë lojë të tillë. Disa herë lojtarët tanë goditeshin shkelma dhe duhej të hidhehin për të shmangur goditjet”, përfundoi tekniku i Laçit Armando Cungu.

Related posts

U përfol për romancë me Ronaldon/ Modelja 28-vjeçare “peshkon” aktorin 45-vjeçar (FOTO)

Isa.Autor

Ndryshojnë koeficientët pas shortit: Ja skuadra favorite për të fituar trofeun në Europa League

Q.Autor

REKORDI I “GARDIANIT” COURTOIS/ Ja sa gola nuk ka pranuar në 12 ndeshjet e fundit

Delo.autor

Leave a Comment