Futboll La Liga Sport

BARCELONA-REAL MADRID/ Regji “Hollywoodi” për “El Clasicon”, ja sekretet e transmetimit në TV

“Çdo gol ka historinë e tij”. Kështu e nis diskutimin Oskar Lago, regjisori i njohur spanjoll, i cili është përgjegjësi për të qenë i kujdesshëm dhe për të zgjedhur pamjet e duhura për teleshikuesit që do të ndjekin ndeshjen e madhe mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Në karrierën e tij ka mbi një mijë ndeshje në La Liga dhe do të jetë i përzgjedhur nga UEFA për Kampionatin Europian.

Për herë të parë një spanjolli do t’i besohet një rol kaq i rëndësishëm, pasi deri tani kanë qenë të përzgjedhur francezët, gjermanët dhe anglezët. Nga duart dhe mendja e tij do të furnizohen me pamje mbi 650 milionë njerëz në 183 vende të botës, ku do të transmetohet ndeshja e sotme në orën 20:00. Lago do të jetë në stadium 2 orë përpara për të kryer të gjitha punët paraprake, por deri tani kanë qenë 30 orë punë intensive për të përgatitur gjithçka në mënyrë të përkryer. “Duhet të jemi të zgjuar për të kuptuar lojën dhe për të lexuar pasimet.

Vetëm kështu do të jemi të rrjedhshëm në transmetim. Skuadra? Jemi si një orkestër simfonike dhe duhet të japim maksimumin. Duhet të punojmë në të qindtat e sekondës për të zgjedhur pamjet që do të transmetojmë. Nuk ka kohë për të analizuar se cila është më e mira”, tregon ai, por flet edhe për një rrezik. “Kurrë nuk i dihet me siguri që kamera mund të kapë aksionin vendimtar të një ndeshjeje, për të cilin do të flitet për javë me radhë. Duhet të transmetojmë ritëm dhe emocion te publiku”, shton më tej Oskar Lago.

Ai tregon se në rastin kur shënohet gol, regjia e ka si detyrim ndaj teleshikuesve që të transmetojë autorin e golit, festën e lojtarëve, festën e stolit, por edhe zhgënjimin e ekipit kundërshtar. Në dy raste të analizuara, një gol kishte 7 kamera të ndryshme dhe pamje që të krijonin idenë e plotë për atë që ndodhi në fushë. Në dhomën e regjisë do të jenë 12 persona, të cilët kanë rolet përkatëse. Vëmendja në këtë sfidë është maksimale dhe sytë e botës janë të drejtuar nga “Camp Nou”. Jashtë do të ketë protesta, por në fushën e lojës pritet spektakël. Regjia është gati, duhet që futbollistët të jenë po aq gati për të dhuruar një mbrëmje magjike.

oscar lago

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Klubi Vushtrria kërkon që ndeshja me Ballkanin të luhet në pranin e tifozëve, mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen të dëmtuarve

Delo.autor

KËRKOI “DIVORCIN” ME SHKODRANËT/ Zbulohet klauzola që ka vendosur Vllaznia me fantazistin

Delo.autor

Castillejo në Milano/ Firma mbi kontratën kuqezi të enjten pas vizitave mjekësore

Isa.Autor

Leave a Comment