Futboll La Liga Sport

BARCELONA-REAL MADRD/ Vidal acarohet me trajnerin Valverde dhe lë stërvitjen, ja shkaku

Largimi i Arturo Vidalit nga Barcelona mund të bëhet realitet së shpejti.

vidal
Mosaktivizimi si titullar në “El Klasikon” e sotme përballë Real Madridit e ka acaruar tejmase kilianin, i cili braktisi i acaruar stërvitjen e fundit të katalanasve.

“ESPN” raporton se 32-vjeçari nuk e ka pritur aspak mirë lajmin nga trajneri i tij Ernesto Valverde se nuk do të jetë formacionin titullar.

VALVERDE-VIDAL
Ish-futbollisti i Juventusit dhe Bajernit të Mynihut është aktivizuar si titullar vetëm 5 herë në këtë sezon dhe injorimi i vazhdueshëm nga tekniku Valverde e ka indinjuar pa masë. Mediat e huaja përflasin se Vidal do të transferohet në formë huazimi te Interi gjatë merkatos së janarit.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ EMPOLIT/ Gattuso karikon ekipin: Ndeshje të lehta nuk ekzistojnë, ndaj…

Delo.autor

SFIDA SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Gega: As barazimi nuk do më kënaqte, Çanin e shikoni…

Sadik.Autor

LIVERPOOL I “FAL” MESFUSHORIN/ Okazion financiar për Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment