Futboll La Liga Shqipëri Sport

BARCELONA-REAL MADRID/ Ter Stegen-Courtois, gati të sfidohen dy portierët me shpirt sulmuesi

“El Clasico” është në duar të sigurta. Mark Andre Ter Shtegen dhe Tibo Kurtua do të kërkojnë që t’i “mbyllin” portat e tyre mbrëmjen e sotme. Gardiani i Barcelonës mund të jetë goditja më e mirë që bëri Andoni Zubizareta si drejtor sportiv.

Gjermani nuk ishte kaq i njohur në nivelet ndërkombëtare të futbollit, por Zubi ishte i bindur që kishte transferuar një portier për të gjithë dekadën. Koha e ka treguar diçka të tillë dhe i ka dhënë të drejtë. Portieri është shndërruar në një pjesë të rëndësishme për Barcelonën. Në sezonin e parë ka bërë disa pritje shpëtimtare, ndërsa në vitin e dytë tregoi se edhe këmbët e tij janë aq të mira sa duart.

ter shtegen

Në këtë sezon, gjermani ka treguar edhe shpirtin “sulmues” që fshihet brenda tij. Ai ka dhënë 2 asiste për gola, një statistikë që nuk e kanë as mesfushorët në Europë. Ai është portieri i vetëm që ka dhënë asiste me fanellën e Barcelonës. Është transferuar për të pritur dhe këtë gjë e ka bërë më së miri. Mund të themi se katalanasit kanë avancuar në Ligën e Kampioneve pikërisht falë pritjeve të tij spektakolare kundër Dortmundit, Interit dhe Slavias së Pragës.

 

KURTUA

Përballë tij do të qëndrojë Tibo Kurtua. Portieri belg përmbysi një situatë mjaft të vështirë në fillimin e sezonit, duke u shndërruar në një pikë të fortë për Realin e Madridit. I bëri për vete zemrat e tifozëve “galaktikë”, pasi dha kontribut në barazimin që skuadra e Zidanit mori kundër Valencias.

kurtua

Ai goditi me kokë një krosim dhe më pas Benzema e dërgoi në rrjetë. Në fillimin e sezonit kishte shumë kritika për të dhe detyra për të zëvendësuar Kejlor Navasin nuk ishte aspak e lehtë. Por, tani duket sikur ka kaluar një jetë dhe Kurtua ka shumë besim. Barcelona është “macja e zezë” për të dhe në karrierë ka arritur ta mposhtë vetëm një herë. Do të kërkojë edhe sot në mbrëmje ta bëjë diçka të tillë për ta ngjitur në krye Realin e Madridit.

Related posts

TALENTI I SALZBURG PO “ÇMEND” EUROPËN/ Dy klube “big” gati të rrëmbejnë sulmuesin…

Delo.autor

25-VJEÇARI NUK DËSHIRON TË QËNDROJË NË STOL/ Mourinho kthen sytë nga Interi, do mbrojtësin e lakmuar…

Delo.autor

Neymar te Reali? Trajneri i PSG-së jep këtë përgjigje

Q.Autor

Leave a Comment