Ekskluzive Futboll Seria A Sport

SUPERKUPA E ITALISË/ Juventus me fanellën speciale: Emrat dhe numrat në stilin… arab (FOTO)

Juventus do të veshë një fanellë të veçantë për finalen e Superkupës së Italisë në ndeshjen kundër Lazios në Riyad të Arabisë Saudite. Bardhezinjtë, në të vërtetë, do të luajnë me një fanellë të veçantë, të karakterizuar nga emrat dhe numrat e shkruar në stilin arab.

Së fundmi Juventus publikoi në profilin zyrtar modelin e veçantë të fanellës ku shkruan:

“Do të jetë një fanellë me të vërtetë e veçantë, ajo me të cilën Juventus do të luajë kundër Lazios të Dielën për të provuar të fitojë Super Kupën e Italisë. Kampionët e Italisë do të veshin bluzen me kaligrafinë tradicionale arabe , i projektuar në bashkëpunim me artistin e famshëm të kaligrafisë saudite-marokene, Shaker Kashgari. Uniforma adidas – prodhim të kufizuar – do të ketë brenda secilit numër të vetëm një model tradicional kaligrafik arab që nënvizon fjalën Juventus, me emrin e secilit lojtar i vetëm i shkruar në tekstin arab ”. /ALPEsport.al

Related posts

MERR FUND TELENOVELA/ Arrihet akordi për transferimin e Alisson

Isa.Autor

“MË I MIRË SE ZALTAN”/ L’Equipe “kurorëzon” Mbappe, “gjeli’ jep lajmin e madh

F.autor

GJEN ZËVENDËSUESIN E POGBA/ Manchester United hedh sytë nga lojtari i Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment