Futboll Sport

Bushi zbardh listën/ Afrime të tjera për të rritur konkurrencën dhe cilësinë…

Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi, ka bërë publike sot listën me disa afrime të tjera në vigjilje të ndeshjeve miqësore me Bjellorusinë, në datat 5 dhe 8 qershor. Vetë trajneri kuqezi ka thirrur elementë të tjerë për shkak të rrethanave të ndryshme. Për faqen zyrtare të FSHF-së, trajneri Alban Bushi citoi:

“Për dy takimet e radhës miqësore kam vendosur që, për arsye të ndryshme, të thërras e të provoj elementë të tjerë. Kështu që, në ndryshim nga ndeshja me Bosnjen, te sfidat e radhës kam thirrur për grumbullim lojtarë të tjerë. Kështu, futbollisti Kejdi Bare largohet dhe nuk do të jetë për 2 ndeshjet miqësore në program, ndaj në vendin e tij është ftuar Çinari.

Bare është dëmtuar dhe për këtë arsye nuk mund të rrinte më. Rëndësia e këtyre ndeshjeve është të shikojmë ndonjë element të vlefshëm për sezonin tjetër. Besoj se aktualisht i fituam dy-tre lojtarë shumë cilësorë. E dinim që këto ndeshje miqësore do të ishin të vështira për ne, përsa i përket rezultatit, sepse jemi një ekip pothuajse i ri dhe që po kërkojmë të ngremë një grup për eleminatoret e ardhshme. Kurse, përsa i përket kundërshtarit, është e kundërta”.

Më poshtë do të gjeni edhe listën e lojtarëve të kësaj skuadre për dy takimet e radhës me Bjellorusinë:

 

Related posts

​Njihuni me 10 futbollistët që ishin të pasur para se të bëheshin të famshëm

Q.Autor

MPOSHTET SERBI KAMPION BOTE/ Surpriza Khachanov, mposht Djokovic në finalen e Parisit (VIDEO)

Isa.Autor

NA BEFASOI/ Basketbollisti i njohur serb: S’jemi popull qiellor, mjaft më me Kosovën, nuk është e jona

Delo.autor

Leave a Comment