Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Barcelona-Alaves. Rezultati 4-1

Barcelona do të tentojë ta marrë një fitore sot kundër Deportivo Alavesit, për t’u siguruar se do ta mbyllë pjesën e parë të sezonit 2019/20 të La Ligës si lidere e tabelës, duke e lënë prapa vetes Real Madridit.

Sot në orën 16:00 në Camp Nou, skuadra e Barcelonës, e drejtuar nga Ernesto Valverde, do ta presë Deportivo Alavesin në kuadër të javës së 18-të të La Ligës – që është ndeshja e fundit për vitin kalendarik 2019.

Për ta mbyllin vitin 2019 si lidere e La Ligës, përkundër që kanë momentalisht baras pikë me Real Madridin, trajneri Valverde i ka radhitur yjet e skuadrës, si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Antoine Griezmann, në formacionin e parë.

 

LIVE/ Barcelona – Alaves 4-1

 

MINUTA 75/ Barcelona thellon shifrat me golin e shënuar nga Luis Suarez.

MINUTA 69/ Barcelona dyfishon rezultatin me golin e shënuar nga Messi.

MINUTA 56/ Alaves ngushton shifrat me golin e shënuar nga Pere Pons.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 45/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Arturo Vidal.

MINUTA 14/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Antoine Griezmann.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

UEFA, shkresë Partizanit: Europa League, kini durim

Sadik.Autor

Iker Casillas: Do të luajë edhe për një sezon…

Sadik.Autor

NUK DO TA BESONI/ Rummenigge sponsorizon ish-futbollistin e vet për trajner

Delo.autor

Leave a Comment