Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Oferta e majme për “Jashtëtokësorin”, ja sa para iu refuzuan Inter…

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur në lidhje me ofertën e refuzuar të Interit. Zikaltrit nuk pranuan shifrën e 250 milionë eurove që italianët dërguan për të blerë kartonin e Leo Messit.

Ai foli në Radio Onda Cero ditën e sotme dhe tregoi se e do me patjetër lojtarin ta mbajë në Camp Nou. “Askush që do Barcelonën nuk mund të ketë dyshime për Messin. Shpresoj të bëhem president dhe të flas me të.

“Ne refuzuam 250 milionë nga Interi në vitin 2006. Moratti dëshironte që ta rrëmbente në Itali. Ne kemi një plan që të rimëkëmbim situatën dramatike të klubit. Do ta bëjmë më të mirë dhe më të fuqishëm”, – tha ai ndër të tjera.

Related posts

CRVENA ZVEZDA STËRVITJE NË “AIR ALBANIA”/ Ja kërkesa speciale e trajnerit Stankovic (VIDEO)

Delo.autor

NUK ËSHTË MË NJË “PITBULL”/ Keidi Bare bëhet “maestro”. Mesfushori “kuqezi” evoluon tek Espanyol

Delo.autor

Pesë kandidatë për t’u ulur në stolin e Borussia Dortmund…

Sadik.Autor

Leave a Comment