Futboll Seria A

Fiorentinës i anuluan penallti pak para se të gjuhej, ja çfarë thotë Allegri

Juventus ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 0-2 mbrëmë në firence dhe është ngjitur në vendin e parë të Serie A, me Napolin që luan ndeshjen e saj sot.

Pas takimit ka folur edhe trajneri i bardhezinjve, Allegri ku ka komentuar edhe anulimin e penaltisë për violat pasi e shikoi rastin përmes VAR-it gjyqtari Marco Guida.

“Penaltia? Isha vetëm duke e pritur vendimin e gjyqtarit. Ai është që vendos dhe ndodhin raste të tilla. Ishte një rrugë e gjatë, por për fat të mirë dënimi u anulua. Pas kësaj, filluam të mbrohemi më mirë”.

“A e kam kuptuar vendimin e gjyqtarit? Nuk ishte i qartë, fillimisht mendova se u shkaktua faull. Gjyqtarët tregohen shumë më të kujdesshëm përmes imazheve televizive”, tha trajneri italian.

“Çelësi kryesor kundër Tottenhamit do të jetë Bernardeschi? Ne do të shohim, por së pari duhet të shikojmë nëse do të arrijnë të shërohen të lënduarit. Duhet të jemi të kujdesshëm. Spurs kanë teknikë të shkëlqyeshme, por ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë më të vështira. Ne duhet të luajmë më mirë”, tha Allegri.

Theksojmë se takimit mes italianëve dhe anglezëve do të zhvillohet ditën e martë në Juventus Stadium.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Mbrojtësi “tradhton” Conten, arrin akordin me Atleticon për shifrën prej…

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Luhet El Clasico numër 258, ekuilibër mes Real Madridit dhe Barcelonës

F.autor

HAP I MADH/ Arrihet akordi, Edon Zhegrova do të firmosë me Juventusin

F.autor

Leave a Comment