Futboll Sport

Flamurtari nuk do eksperimente, Idrizi piketon dy trajnerë

Investimi te Flamurtari çdo vit kalon limitet e parashikuara, por as Europa dhe as trofetë nuk duken në tavolinën e administratorit të kuqezinjve, i cili këtë herë ka vendosur që të punojë në një tjetër mënyrë. Burime konfidenciale pranë numrit një të klubit kuqezi bëjnë me dije se vetë Idrizi do të kontrollojë merkaton këtë vit, pikërisht që nga përcaktimi i trajnerit.

Ecuria e mirë e Gentian Mezanit te Laçi, duke arritur Europën nëpërmjet kampionatit dhe duke arritur që të dalë në finalen e Kupës së Shqipërisë, madje duke sfiduar me një grup të ri lojtarësh të gjithë milionerët e Superiores, ka bërë që Idrizi ta rikthejë në vëmendje ish-trajnerin e Flamurtarit.

Që do të thotë se është një nga preferencat më të “nxehta” në tavolinën e kreut të klubit vlonjat. Megjithatë, një tjetër emër që Idrizi ka shprehur vlerësim dhe që e ka në konsideratë është Artan Mërgjyshi. Ish-trajneri i Dinamos, Kastriotit, Besës, Korabit, Apolonisë dhe Bylisit ka treguar ndër vite se di të punojë mirë me elementin e ri, duke nxjerrë përherë emra, e ka shtyrë kreun e vlonjateve ta vendosë në majën e listës.

Pritet që java e ardhshme të jetë vendimtare në Vlorë, ku pritet që të përcaktohet e ardhmja e pankinës, duke nisur kështu dhe punën për sezonin e ardhshëm. Largimet kanë qenë të shumta, megjithatë, edhe afrimet do të bëhen të goditura sipas informacioneve të para që dalin nga stadiumi “Flamurtari”.

Related posts

JO VETË ETRIT BERISHËN/ SPAL firmos kontratën mesfushor shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

PIQUE HYRI NË MES/ “Pabesia” e ish-lojtarit të Barçës, Clara Chía ishte e lidhur kur ata u njohën

F.autor

Arrihet marrëveshja/ Wilder dhe Joshua do të duelojnë në Britaninë e Madhe (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment