Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E ANGLISË/ Skuadra e Guardiolës mposht me përmbysje Leicester

Manchester City ka mposhtur 3-1 Leicester City-n në Etihad duke zhvilluar një ndeshje të mrekullueshme, një leksion nga vendasit për vendin e dytë në Premier League.

Citizens e nisën shumë mirë takimin duke mbytur Leicester falë një intensiteti të madh, por ishin miqtë ata që zhbllokojnë rezultatin pas një kundërsulmi. Jamie Vardy ka mposhtur Fernandinho-n në duelin e shpejtësisë dhe Ederson brenda zonës me goditjen e tij.

Megjithatë City vazhdon të ushtrojë presion dhe Mahrez barazon duke i shënuar ish-ekipit të tij. Pak minuta më vonë Gundogan ka përmbysur rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë që u fitua nga Sterling. Sulmuesi anësor ka fituar 17 penallti që prej debutimit të tij në Premier League në mars të vitit 2012, askush si ai.

Pas pushimit Gabriel Jesus i ka dhënë golin e qetësisë vendasve pas një asisti të bukur të De Bruyne, i cili edhe njëherë tjetër ishte lojtari më i mirë i skuadrës.

City ndodhet vetëm një pikë larg Leicester-it në vend të tretë.

Related posts

FJALË ZEMRE PËR TË ATIN/ Dedikim special i Brojës në rrjetet sociale

F.autor

PREKËSE/ “Ylli” i Kroacisë vendos medaljen te VARRI i shokut: Kjo medalje është e juaja

Isa.Autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Presidenti i Atletico Madrid: Na mungon firma me “Pleshtin”

Delo.autor

Leave a Comment