Futboll Sport

Kastrioti si Dortmundi, merr lojtarin me mbiemrin e “çuditshëm”

Kastrioti një ditë më parë zhvilloi një ndeshje miqësore me Laçin dhe në fushë ishin disa lojtarë që u testuan. Në portë nga minuta e parë ishte portieri Bruno Puja, i cili vjet ishte pjesë e besës së Kavajës dhe dëshiron të provojë Kategorinë Superiore. Në fund do të jetë trajneri Elvis Plori që do të vendosë se kush qëndron. Për momentin të gjithë do e vijojnë provën dhe do të duhet edhe një ndeshje tjetër miqësore për të vendosur.

Në pjesën e dytë në fushë për krutanët zbriti edhe mbrojtësi Theodoros Papoutsogiannopoulos. Greku vjet ka qenë pjesë e Slavia Sofia, por ka luajtur vetëm katër ndeshje si titullar në pjesën e parë të sezonit. Futbollisti 23-vjeçar ka provuar të luajë edhe në Superligë në Greqi, teksa ka qenë pjesë e Atromitos dhe Niki Volos. Ai ka provuar edhe një eksperiencë me Chania dhe më pas me Aiginiakos. Me këta të fundit ka luajtur rregullisht, duke u aktivizuar në 26 ndeshje. Tanimë po tenton të bindë Plorin për t’i bërë një vend te Kastrioti. Nëse qëndron, problem do të jetë leximi i mbiemrit nga komentatorët. Me siguri do i lexohet vetëm emri.

DORTMUND  – Gjermanët në sezonin 2012-2013 kanë pasur një numër të madh lojtarësh me emra të gjatë dhe të vështirë për t’u lexuar. Roman Weidenfeller, Marc Hornschuh, Jakub Błaszczykowski, Kevin Großkreutz, Patrick Owomoyela, Julian Schieber, Thomas Meißner, Łukasz Piszczek dhe Marvin Ducksch janë lojtarët me emrat e vështirë te skuadra gjermane. Por sërish asnjëri nuk e ka pasur emrin më të gjatë se mbrojtësi grek i ardhur në provë te Kastrioti.

Related posts

TREGON NDRYSHIMIN E MADH QË KA PËSUAR KOSOVA/ Rrëfen Kameramani anglez: 1997 në frontin e luftës, 2019 me… (FOTO)

Delo.autor

Goli i Doçit nuk mjafton/ Shqipëria e mbyll me humbje fushatën eliminatore

Isa.Autor

Formula 1/ Finlandezi Raikkonen nuk beson te rezultatet e provave

Sadik.Autor

Leave a Comment