Futboll Sport

MANDZUKIÇ NUK ËSHTË MË LOJTAR I JUVENTUS/ Kapet nga kamerat duke kryer vizitat mjekësore tek klubi i ri (VIDEO)

Edhe pse ka qenë një nga lojtarët që aktivizohej më shumë nga Massimiliano Allegri për shkak edhe të përshtatshmërisë së tij në shumë role të sulmit, me largimin e teknikut livornez dhe ardhjen e Sarrit, Mario Mandzukic humbi shumë shkallë në hierarkinë e sulmit të skuadrës bardhezi, duke zbritur në rreshtin e fundit.

Për këtë arsye “bomberi”  kroat ka vendosur që të largohet dhe tashmë dihet dhe destinacioni se ku.

Mandzukic është kapur ” mat” nga kamerat duke kryer vizitat mjekësore në klubin e Al Duhail. Marrëveshja mes tij dhe klubit ishte afër dhe në verë, por atëherë nuk u arrit. Mandzukic do të bashkohet me ish-shokun e tij te Juventus, Medhi Benatia. Mbrojtësi luan në Katar dhe ka ndikuar dhe në vendimin e kroatit për të ardhmen.

33-vjeçari i ka habitur të gjithë me zgjedhjen e tij, pasi kishte oferta dhe nga Europa, por dhe kampionatin amerikan i futbollit. Ai iu bashkua Juventusit nga Atletico Madridi në vitin 2015. Mandzukic luajti 162 ndeshje me fanellën e “Zonjës së Vjetër” dhe ka shënuar 44 gola, duke dhuruar 18 asiste.

Related posts

PËRMBYSJE SPEKTAKOLARE/ Messi mund i vetëm “viktimën” e preferuar (VIDEO)

Delo.autor

“IBRA SILLET SI FËMIJË, DERBIN E HUMBI…”/ Pasi trazoi rrjetin Calhanoglu “kafshon gjuhën”

F.autor

Firmino shijon pushimet me gruan e tij në prag të finales së madhe (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment