Albanian Stars Futboll Seria A

Xhemaili shënon supergol vetëm dy ditë pas rikthimit në Serie A (VIDEO)

Blerim Xhemaili ka shënuar menjëherë gol me fanellën e Bolognas pas rikthimit të tij në kampionatin italian.

Mesfushori me prejardhje shqiptare ishte tek skuadra nga MLS-ja Amerikane, Montreal Impact, ku shkëlqeu për gjysmë sezoni.

Megjithatë, pronari i Bolognas, i cili mban pronësinë edhe të klubit amerikan vendosi ta kthej mesfushorin në Serie A.

Festa e Xhemailit së bashku me bashkëlojtarët e tij (Getty Images)

Ky rikthim doli të jetë i duhur, pasi reprezentuesi zviceran menjëherë dha ndikimin e tij në fushë duke shënuar edhe gol.

Xhemaili shënoi gol të bukur nga rreth 20 metra (Getty Images)

Xhemaili shënoi në fitoren 3-0 të Bolognas në shtëpi ndaj Beneventos në kuadër të javës së 21-të të Serie A.

Mesfushori nga Tetova shënoi një supergol për 3-0, duke marr topin nga gjysma e fushës dhe me një goditje të fortë dhe të saktë nga distanca gjeti rrjetën.

Ky gol i Xhemailit vjen vetëm dy ditë pas rikthimit të tij në Serie A, pasi me Bologna njoftoi transferimin e tij me datë 19 janar.

Ndryshe, tetovari njihet për golat e shumtë që ka shënuar në Serie A, pasi edhe pse pozita e tij është një mesfushor qendror ai shënoi tetë gola gjatë sezonit 2016/17.

Related posts

LARGIMI I RONALDOS/ Perez qetëson tifozët: Do afrojmë lojtarë fantastikë 

Isa.Autor

BISEDIME TË AVANCUARA/ Partizani pranë transferimit të futbollistit shkodran

F.autor

JEP LAJMIN E MIRË PËR REAL MADRID/ Zidane: Jam i lumtur që është me ne, është gati të luajë

Delo.autor

Leave a Comment