Futboll Kategoria Superiore Sport

FLAMURTARI-TEUTA/ Kushtet e rënduara atmosferike, shtyhet takimi. Ja kur do të luhet

Merret vendimi zyrtar! Sfida mes Flamurtarit dhe Teutës  është shtyrë për t’u luajtur ditën e nesërme në orën 12 për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe rreshjeve të denduara të shiut që bien pa pushim në qytetin e Vlorës!


Vlora

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë foto nga terreni tepër i rënduar në stadiumin “Flamurtari” teksa zhvillimi i një ndeshje normale futbolli është thuajse i pamundur, pas rreshjet e shiut vijojnë të bien.

Terreni ne Vlore (1)

Kësisoj zyrtarët e kësaj sfide, vendosën që takimi të shtyhej për ditën e hënë në orën 12:00, me shpresën që kushtet atmosferike do të përmirësohen dhe nuk do të ketë rreshje të dendura shiu.

Stadiumi i flamurtarit shiu (1)

 

E NDËRPRERË| FLAMURTARI – TEUTA 0-0

KOMENTI LIVE: 

8′ Ndërpritet takimi në Vlorë, për shkak të rreshjeve të shumta! Gjyqtari fut të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes, me shpresën që moti do të qetësohet!

Flamurtari terreni (1)

1′ Ka nisur sfida në Vlorë, luhet në një terren tepër të rënduar!

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Deliaj, Muçollari, Rrapaj, K. Nebihu, Vrapi, Hoxhaj, Ribaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, L. Vila, E. Vila, Nikac. Trajner: Edi Martini

Related posts

NGA HARRY KANE TEK PAUL POGBA/ Ja 20 lojtarët më të paguar në Premier League

Delo.autor

E BUJSHME/ Arabët tërhiqen nga blerja e Newcastle. Ja arsyeja

Delo.autor

NDEZ ËNDRRAT E “KUQEZINJVE” ME DEKLARATËN/ Ylli i Real Madrid: Milan? Nuk e di se çfarë do të ndodhë…

Delo.autor

Leave a Comment