Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Juventus-Lazio. Rezultati 1-3

Është mësuar tashmë se cilët lojtarë do të zbresin në fushën e Riadit të Arabisë Saudite për Superkupën e Italisë Juventus-Lacio.

Bardhezinjtë, në rolin e kampionit të sezonit të kaluar në Itali, zbresin në fushë pa holandezin De Ligt. Sarri i ka dhënë besim turkut Demiral. Ndërkohë pas disa ndeshjesh mungesë rikthehet në portë Vojçek Shezni, të cilit i hap vend Bufoni.

Reparti i sulmit përbëhet nga të përhershmit Dibala, Ronaldo dhe Higuain.

Nga krahu tjetër, Lacio i beson portën Strakoshës.

Kjo përballje sotme vjen në atmosferë tepër të ndezur duke patur parasysh se në 7 dhjetor, Lacio arriti t’i shkaktonte humbjen e parë në këtë sezon “Zonjës së Vjetër” duke e mposhtur bindshëm në “Olimpiko”. Për bardhezinjtë takimi i sotëm vlen si “larje hesapesh” ndaj bardhekaltërve.

 

LIVE/ Juventus – Lazio 1-3

 

MINUTA 90+5/ Lazio dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Danilo Cataldi.

MINUTA 73/ Lazio kalon në avantazh me golin e shënuar nga Senad Lulic.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 45/ Juventus barazon shifrat me golin e shënuar nga Paulo Dybala.

MINUTA 16/ Lazio kalon në avantazh me golin e shënuar nga Luis Alberto.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

Refuzoi simbolin e NATO-s/ SERBËT banderola dhe postera për patriotizmin e futbollistit

Isa.Autor

EURO 2020/ Kombëtarja mposhtet me “POKER” nga kampionët e botës

Delo.autor

PSE NUMRIN 26? Ish-kapiteni i Chelseat zbulon arsyen, ja si e fundos tifozin me përgjigjen… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment