Futboll Kategoria Superiore Sport

“FITORE E VËSHTIRË NDAJ VLLAZNISË”/ Flet zv. trajneri Kalari pas triumfit: Vazhdojmë me sëmundjen e vjetër që…

Renaldo Kalari, trajneri i përkohshëm i Partizanit, ka folur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Vllaznisë. Ai u shpreh se është i kënaqur me skuadrën e tij dhe fitoren që u arrit me golin e Bitrit.

Fitore ndaj Vllaznisë? “Normalisht ishte një fitore e vështirë, por këto fitore të shijojnë më shumë. E rëndësishme ishte të luanim të gjithë bashkë dhe të jepnim maksimumin. Vazhdojmë me sëmundjen e vjetër që humbasim shumë raste dhe më vjen keq për këtë”.

Forcë karakteri? “Është një fitore që vjen me forcë karakteri dhe duhet ta tregonim sot këtë gjë. Sakrifikuam dhe dhamë shpirtin në fushë. Edhe kur ke mungesa, lojtarët që futen nuk ndryshojnë shumë. Kjo është forca e skuadrës që ka objektiva madhorë, si titulli”.

Zëvendësimet dhe ekuilibrat? “Kur synon fiotore, do rrezikosh më shumë. Normalisht patëm disa rreziqe, por më pas shënuam dhe vendosëm ekuilibra”.

Kush duhet të jetë trajneri i Partizanit? “Asnjë nga ne nuk e ka idenë se kush do jetë trajneri i Partizanit. Këtë e di vetëm preisdenti dhe drejtori. E rëndësishme është të viojë një trajner që e njeh kampionatin dhe të arrijmë objektivat”.

Related posts

“PËRFAQËSUAM DY BOTË T NDRYSHME”/ Totti dhe Del Piero rrëfejnë gjithçka, japin “show” në intervistën e përbashkët

Delo.autor

TRAJNERI ENRIQUE E DO URGJENT NË KOMBËTARE/ Futbollisti spanjoll braktis pushimet në Mykonos me të dashurën

Delo.autor

FIFA, takime sekrete me “shtatë të mrekullueshmet” për një marrëveshje miliardere

Sadik.Autor

Leave a Comment