Futboll Premier League Sport

NXËNËSIT MPOSHTIN MËSUESIN/ “Blutë e Londrës” triumfojnë ndaj Tottenham

Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 ndaj Tottenham në White Hart Lane ndaj Tottenham duke fituar një betejë të rëndësishme në luftën për kualifikimin në Champions League.

Të besuarit e Frank Lampard kanë zhvilluar një ndeshje të madhe, sidomos në pjesën e parë, ku ka shënuar dy golat.

Ishte braziliani Willian ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të mrekullueshëm nga distanca në minutën e 12’ të takimit.

Pas një gabimi të portierit Gazzaniga, i cili shkaktoi një faull të çuditshëm brenda zonës, Willian ka dëshiruar nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas pushimit Tottenham hidhet në sulm, por i kuqi i Heung-Min Son i ka prerë krahët ekipit të Mourinho-s.

Në minutat e mbetura sfida mbeti e tensionuar dhe ritmi qëndroi i lartë, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Chelsea ruan vendin e katërt dhe shkon +6 pikë nga Tottenham që ndodhet në vend të 7-të.

Related posts

“MBRETI MANAJ”/ “Tripleta” e tij me Barçën është historike! (VIDEO)

Delo.autor

NGA FUSHA TEK “KUSH DO TË BËHET MILIONER”/ Kimmich dhe Goretzka fitojnë shumë e majme

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani mes rikuperimeve dhe dyshimeve, ja formacioni i mundshëm ndaj “bardhebluve”…

Delo.autor

Leave a Comment