Futboll Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Akanzhi transferohet te gjigantët europianë

Mançester Siti dhe Borusia e Dortmundit kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Manuel Akanzhi te kampionët e Anglisë një ditë përpara mbylljes së merkatos.

27-vjeçari pritet të transferohet te “Qytetarët” për shifrën fillestare të 15 milionë paundëve, ndërsa 1.7 milionë paund do të jenë bonuset, sipas “Sky Sports”.

Ndërkohë që qendërmbrojtësi i kombëtares së Zvicrës është nisur drejt Mançesterit për të kaluar vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën.

Ai do të bëhet sot transferimi i pestë për skuadrën e Pep Guardiolës këtë verë.

Akanzhi do të bëhet gjithashtu qendërmbrojtësi i pestë i Mançester Sitit që Pep do të ketë në dispozicion për të mbrojtur titullin për herë të tretë radhazi.

Aktualisht, ai ka ende jashtë skuadre Ajmerik Laporten pas operacionit në gju në fund të sezonit të shkuar, por edhe Aken, i cili është i dëmtuar.

Për shërbimet e Akanzhisë, për të cilin interesohej edhe Interi, në Premier Ligë kishte interes edhe nga Lestëri.

Brendën Roxhers provoi ta huazonte te “Dhelprat”, por futbollisti refuzoi, duke preferuar të shkonte në një skuadër që do të luante në Champions.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ La Liga kthehet më 11 qershor, luhet pa ndërprerje për 39 ditë me radhë

Delo.autor

Hamburgu ‘e tepron’, Werder fiton edhe pa Rashicën

Q.Autor

HUMBI DY PENALLTI/ Por shikoni momentin kur Ramos shpëton golin e sigurt mbi vijën fatale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment