Më tepër se fitorja e Superkupës së Italisë vlen të përmendet triumfi ndaj skuadrës më të fortë në Itali Juventusit nga Lacio.
Supergoli i Danilo Kataldit u festua në mënyrë histerike jo vetëm nga tifozët, por dhe nga skuadra e pankina e Lacios. Ekzekutimi i perfekt i goditjes së dënimit nga Kataldi në minutën e katërt shtesë bëri bashkë në fushën e Arabisë Saudite lojtarët dhe pankinën bardhekaltër.
Festës nuk i ka munguar as drejtori sportiv i Lacios Igli Tare. Ai ka festuar bashkë me gardianin kuqezi Tomas Strakoshën këtë sukses historik për Lacion.


