Futboll Seria A

Cutrone, lideri i ri i Milanit. Ja me cilin lojtar e krahasojnë

Milan duket se me Gennaro Gatusson po ringjallet pas atij starti të dobët që i bëri sezonit. Kuqezinjtë në muajt e fundit kanë gjetur rrugën e rezultateve pozitive dhe është tashmë në garë për një vend në Champions League në Serie A dhe është kualifikuar në Europa League ku përballë do ketë ekipin e Arsenalit.

Por një lojtar që është rritur me Milanin në këtë periudhë është edhe Patrick Cutrone. Sulmuesi 19-vjeçar po shndërrohet në një protagonist të “djallit” në këtë periudhë.

Ai ka shënuar 5 gola në kampionatin italian dhe po lë në stol emra që erdhën me bujë gjatë verës si Kalinic apo edhe Andre Silva.

Djaloshin kanë filluar ta krahasojnë edhe me Pipo Inzaghin. Lehtësia me të cilën gjen golin dhe pozicionimi që e gjen gjithmonë në vendin e duhur bëjnë që të bëhen paralelizma me ish-sulmuesin legjendar.

Fillimet duken pozitive, por koha do tregojë nëse Cutrone do jetë një Inzaghi i ri apo jo.

Related posts

E BUJSHME/ Sulmuesi i PSG-së drejt Spanjës, gjithçka vendos në janar

Delo.autor

U AFRUA ME BUJË NË MILANO/ Inter vendos në merkato Mesfushorin Eriksen, ja motivet e largimit

Delo.autor

Aktivizohet me Manchester City-in/ Talenti shqiptar po kalon një moment negativ

Sadik.Autor

Leave a Comment