Futboll Kategoria Superiore Sport

PO SHKËLQEN ME LAÇIN/ 4 ekipe të njohura duan sulmuesin Nuabueze, ja emrat

Sulmuesi i Laçit dhe kryegolashënuesi i kampionatit shqitpar Kirian Nuabueze mund të kalojë larg vendit tonë. Media e futbollit francez “Get French Football News” mëson ekskluzivisht se nigeriano-amerikani ka ngjallur interesin e dy skuadrave të kategorisë së dytë të futbollit francez La Mansh dhe Soshosë.

Ndërkohë, në garë për të është future dhe Peskara e mesfushorit të Shqipërisë Ledjan Memushaj. Por, media në fjalë mëson se 27-vjeçari dëshiron të transferohet në Turqi te skuadra e Altai Sporit, e cila konkuron në kategorinë e dytë.

Nuabueze dha impaktin e menjëhershëm te Laçi teksa u transferua gjatë verës nga ekipi i Dritës. Ai shënoi në ndeshjet eliminatore të Europa Ligës, ndërsa shpërtheu në kampionatin shqiptar me 12 gola gjatë 17 javëve duke u renditur si sulmuesi më i mirë i këtij sezoni.

Megjthatë, duket se nigeriano-amerikani kushton jo pak duket patur parasysh hapat galopantë që ka bërë gjatë këtyre muajve të fundit në kampionatin shqiptar.

Related posts

BOTËRORI 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi…

F.autor

Scaloni publikon listën/ 4 emra të rinj dhe 1 përjashtim i befasishëm për Argjentinën

Isa.Autor

NGA MILANI TEK TORINO/ Mesfushori 18 vjeçar shqiptar huazohet me të drejtë blerje

Sadik.Autor

Leave a Comment